VIDEO: Shqipëria merr kryesimin e OSBE, Rama përgatitet me këmbët mbi tavolinë

Për herë të parë, Shqipëria merr Kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Europë.

Në Bratislavë prej dy ditësh po zhvillohet mbledhja e Ministerialit të OSBE-së.

Në këtë video, Rama shfaqet këmbë mbi këmbë në tavolinë gjatë diskutimit për përmbajtjen e fjalimit final, ndërsa bisedon dhe për detajet e tjera të organizmit.

Pjesëmarrësësve të tjerë të stafit në dhomë, duket se nuk iu bën përshtypje ky gjest, ose të paktën mundohen mos e shprehin.

Duke filluar nga data 1 Janar 2020, Shqipëria merr Kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë, OSBE-së, përgjatë një viti kalendarik deri me datën 31 Dhjetor 2020.

Si rrjedhojë ajo do të jetë pjesë e Trojkës së Kryesive së Organizatës së bashku me Italinë dhe Sllovakinë, kur respektivisht në vitet 2018 dhe 2019, ishin Kryesuese të Organizatës.

Nga data 1 Janar 2020, Shqipëria do të jetë në vëmendje jo vetëm të 56 vendeve të tjera pjesëmarrëse, por edhe vendeve partnere Mesdhetare dhe vendeve Aziatike, duke i dhënë kështu jo vetëm një rol me te gjerë diplomatik, por njëkohësisht edhe përgjegjësinë e madhe të drejtimit të një prej Organizatave më të mëdha të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, gjatë kësaj presidence do të theksohet angazhimi i Shqipërisë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe në atë të OSBE-së në tërësi, përbën një garanci të mirë për një Kryesi sa më të suksesshme.

Shqipëria njëkohësisht do të adresojë sipas MEPJ-së, përpjekjet e përbashkëta për të gjitha vendet pjesëmarrëse të kësaj organizate, në shërbim të parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore, po ashtu edhe të luftimit të kulturës së pandëshkueshmërisë në përgjithësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT