“A ça jeni ju, paske hequr gazetarët?”/ Berisha “shtanget” kur nuk shikon asnjë media në Parlament: Akuzat që shkaktuan të qeshura në sallë

Kryedemokrati Sali Berisha, ka shkaktuar të qeshura në sallën e parlamentit përpara se të dilte në foltore. Sali Berisha vendosi në vendin e Edi Ramës një foto të kryeministrit me Charles McGonigal.

Në këtë moment, kryeparlamentari Niko Peleshi i tha Berishës se nuk lejohen posterat, ndërsa ky i fundit vendosi ta marrë me vete në foltore.

Berisha tha se mediat kanë interes për këtë, por në një moment kur ai shikon në galerinë e parlamentit, nuk kishte kamera dhe gazetarë.

Në këtë moment, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Peleshit dhe qeverisë duke thënë se i kanë hequr gazetarët sepse i kanë tmerr.

Biseda

Niko Peleshi: Sikur kemi thënë që nuk lejohen prezantimet me postera, analog apo digital.

Sali Berisha: Ma jep mua këtu ma jep. E vendos këtu se mediat e duan këtë. Shoh gazetarët… Nuk qenkan këtu fare. I paske hequr ë? Ah ça jeni ju, haha, a çfarë jeni. Keni frikë dhe tmerr nga mediat ju po hajde.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT