“Mjaft me propagandë”, Vetëvendosje s’e mbështeti për një mandat të dytë, Vjosa Osmani mesazh Kurtit: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri, ku emri i saj u refuzua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke bërë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një video në Facebook, Osmani u shpreh se mbrëmja e djeshme ishte e rëndë për Kosovën, teksa theksoi se vendi i saj ka ditur të ngrihet edhe në momente më të vështira.

Më tej, ish-presidentja ka dhënë një mesazh edhe për Albin Kurtin, teksa u shpreh: “Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Po ashtu, ajo ka bërë thirrje për bashkimin e vendit dhe ndaljen e përçarjes.

Vjosa Osmani: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe në momentet shumë më të vështira. Ka ardhur momenti që të japim vetëm dashuri për vendin tonë dhe mjaft më propagandë, urrejtje, përçarje dhe ndjellje të frikës.

Aty ku ka urrejtje, duhet të sjellim vetëm dashuri për vendin tonë. Aty ku ka frikë, duhet të sjellim shpresë, e aty ku ka propagandë dhe shpifje, duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT