Pamje dramatike në Kombinat: Punonjësin e pastrimit të qytetit e shpëton fati nga breshëria e plumbave! Mbetet i shtangur në trotuar

Dy të rinj janë arrestuar nga agjentët e Operacionales në Tiranë, pasi një konflikti të ndodhur ditën e djeshme në Kombinat, ku është qëlluar dhe me armë zjarri kallashnikov. Në pranga kanë rënë Oltjon Asllani dhe Serxho Bajza dhe janë proceduar katër të tjerë.

Mirëpo, në pamjet që ka shpërndarë Policia e Tiranës për ngjarjen dhe arrestimin e të rinjve, del në pah një moment dramatik teksa në trotuarin përballë kryqëzimit qëndron një punonjës pastrimi.

I veshur me rrobat fosforeshente të punës dhe me kapele, ai ecën qetësisht buzë rrugës dhe në momentin e të shtënave është paralel me makinën që bie në pritë dhe vetëm fati e ka shpëtuar nga plumbat. Ai shtanget për një moment dhe vetëm shikon çfarë ndodh.

Më pas, nga makina del Oltjon Asllani, i cili shikon rrugën dhe në dorë mban kallashnikovin, kurse Golfi që ra në breshëri largohet me shpejtësi.

Punonjësi i pastrimit shikon i habitur, duke imagjinuar një ngjarje surreale të cilën e kanë zili edhe kartelet kolumbiane, e cila në fakt është një realitet dramatik që po i shpërfaqet përpara syve në rrugën që ai e bënë çdo ditë për në shtëpi.

Kur 28 vjeçari me kallashnikov kthehet në makinë dhe shoku i tij Serxho Bajza i jep gaz për t’u larguar, atëherë fillon të ecë edhe punonjësi i pastrimit të qytetit, duke kthyer kokën pas herë pas here, sepse ende nuk po e besonte çfarë kishte parë dhe ku ishte gjendur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT