VIDEO / “Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti mbërrin në vendin ku vdiq vëllai i tij i mitur

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother”, fituesit Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor katërgomësh me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.

Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital.

“Klan Kosova” ka publikuar momentin e rëndë kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua për vdekje vëllai i tij, totalisht i shkatërruar, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira për të gjithë.

“Oh vëllau jem…”, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT