TKZ bën 16 vjeç: Nuk mund të festojmë!
“TIFOZAT KUQ E ZI” AKTIVË PAS TËRMETIT

Është tifogrupi më i madh i Kombëtares shqiptare, më aktivi në çdo ndeshje të Shqipërisë. “Tifozat Kuq e Zi” më 25 dhjetor kanë ditëlindjen.
Por ndryshe nga vitet e tjera, sivjet nuk do të ketë festë. Shkak është bërë gjendja e vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe angazhimit të stafit në zonat e prekura nga tërmeti.

NJOFTIMI I TKZ-SË
“16 vite pas të njëjtës dashuri edhe qindra të tjerë do të kalojnë dhe do të jemi prapë me ty. Gëzuar 16 vjetorin Tifozat Kuq e Zi!
Sqarimi për anëtarët, aktiviteti festiv do të shtyhet për një moment të mëvonshëm për shkak të gjendjes së vendit tonë pas tërmeteve dhe angazhimit tonë aty”.