Marie-Louise Eta është bërë gruaja e parë e emëruar për të drejtuar një ekip meshkujsh në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës. Ajo është zyrtarizuar së fundmi si trajnere e skuadrës së Union Berlin. Emërimi i saj deri në fund të sezonit vjen pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj FC Heidenheim të shtunën. “Jam e kënaqur që Marie-Louise Eta ka pranuar të marrë këtë rol të përkohshëm përpara se të bëhet trajnere kryesore e ekipit të femrave siç është planifikuar këtë verë”, tha Heldt. Eta shtoi: “Jam e bindur se do të sigurojmë pikët vendimtare me këtë ekip”. Union Berlin, i cili renditet i 11-ti në Bundesligë, është 11 pikë larg zonës së rënies nga kategoria me pesë ndeshje të mbetura, por ka fituar vetëm dy herë në 14 ndeshje në kampionat në vitin 2026.

Marie-Louise Eta është bërë gruaja e parë e emëruar për të drejtuar një ekip meshkujsh në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës. Ajo është zyrtarizuar së fundmi si trajnere e skuadrës së Union Berlin.

Emërimi i saj deri në fund të sezonit vjen pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj FC Heidenheim të shtunën.

“Jam e kënaqur që Marie-Louise Eta ka pranuar të marrë këtë rol të përkohshëm përpara se të bëhet trajnere kryesore e ekipit të femrave siç është planifikuar këtë verë”, tha Heldt.

Eta shtoi: “Jam e bindur se do të sigurojmë pikët vendimtare me këtë ekip”.

Union Berlin, i cili renditet i 11-ti në Bundesligë, është 11 pikë larg zonës së rënies nga kategoria me pesë ndeshje të mbetura, por ka fituar vetëm dy herë në 14 ndeshje në kampionat në vitin 2026.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT