Agimi i Artë: Shqipëria u tremb nga intervista e Kristos Papas
Partia Agimi i Artë njofton në faqen zyrtare lajmin se deputeti i kësaj partie, Kristos Papas u shpall person i padëshirueshëm në Shqipëri, pas intervistës që ai dha në emisionin 360 gradë në televizionin News24.
“Listës së personave të padëshirueshëm në Shqipëri i shtohet edhe emri i deputetit të Agimit të Artë Kristos Papas”, thuhet në shkrim, referuar lajmit të shpalljes “i padëshirueshëm”.
“Pas deklaratave të tij rreth autonomisë dhe mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Epirin e Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti e deklaroi atë person “non grata”, duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të vendit të ndalojë hyrjen e nacionalistit grek në territorin shqiptar”, thuhet në faqen e partisë “Agimi i Artë”.
Sipas partisë neonaziste, Papas tha troç në intervistë, gjithçka që ka të bëjë me Protokollin e Korfuzit, për ligjin e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, për origjinën e shqiptarëve dhe historinë e tyre, për emigracionit të paligjshëm, krimin në Greqi dhe shumë të tjera ..
“Papas iu kujtoi të gjithëve se Epiri i Veriut është grek dhe se Agimi i Artë nuk i harron vëllezërit grekë dhe lufton për të drejtat e helenizmit” dhe ky sipas Agimit të Artë ishte edhe mesazhi kryesor i intervistës.
Sipas Agimit të Artë, këto fjalë të trembën shqiptarët, të cilët janë mësuar të ulin kokën përpara qeverive e të mos flasin para falsifikimit të historisë. “Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit tonë, e dinë shumë mirë se Agimi i Artë është forca e tretë politike në Greqi dhe së shpejti imoraliteti i tyre do të marrë fund dhe ankthet e tyre më të këqia do bëhen realitet”, thuhet në njoftim.
Duke përfunduar Agimi i Artë thotë në shpalljen e tij se “lëvizja Nacionaliste greke do të jetë në ballë të luftës për ruajtjen e nderit kombëtar dhe të grekëve të Epirit të Veriut”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.