Drejtoreshë Kulture kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, kush është Anxhela Paparizo që i dorëzohen çelësat e QSUT

Anxhela Paparizo e cila pritet të marrë drejtimin e QSUT-së pas dorëheqjes së Florenc Spahos i cili mbajti këtë detyrë për dy muaj, nuk është e panjohur me administratën. Anxhela Paparizo më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Kulturës në Bashkinë Tiranë, në kohën kur kryebashkiak ishte Edi Rama.

Anxhela Paparizo tashmë duket se do të kthehet për të shërbyer në Shqipëri pas një periudhe shkëputjeje në Kanada. Në këtë vend, ajo ka punuar në Bashkinë e Burlingtonit, Ontario, si Manaxhere për Art dhe Kulturë.

Në këtë rol, ajo ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave artistike dhe kulturore, drejtimin e Programit të Artit Publik, Programin e Grantit për Artin dhe Kulturën, organizimin e Ditëve të Kulturës për qytetin dhe bashkëpunimin me muze, qendra arti, biblioteka dhe institucionet e turizmit për të promovuar kulturën lokale dhe ndërkombëtare.

***

Ndërsa vendimi i ish-deputetit të PS, Florenc Spaho për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi institucionit më të madh spitalor ishte i papritur.

Ndryshimet nuk ndalen vetëm në QSUT. Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, ka ndërmarrë menjëherë disa lëvizje në strukturat drejtuese të ministrisë.

Ajo ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren Mira Rakacolli dhe në vend të saj ka emëruar Eugena Tominin. Me këtë vendim, Tomini largohet nga drejtimi i Institutit të Shëndetit Publik dhe merr detyrën e re si zëvendësministre e Shëndetësisë.

Gjithashtu, me urdhër të ministres Sala, është liruar nga detyra edhe drejtoresha e Barnave në QSUT, Mirela Rexhepi. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta pasojë në këtë pozicion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT