Po kalonte vijat e bardha me biçikletë, automjeti merr përpara të moshuarin në Vlorë (VIDEO)

Një aksident është shënuar në zonën e Skelës në Vlorë, ku një i moshuar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga një automjet teksa kalonte vijat e bardha.
Si pasoje e aksidentit i moshuari ka marrë plagë të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë nga shërbimet e emergjencës të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, më pas ai është transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.