Pamje nga Rinasi: Si po kontrollohen pasagjerët për koronavirusin

Në aeroportin e Rinas, për të gjithë udhëtarët që zbresin në vendin tonë, para se të kalojnë në kontrollin e pasaportave, u bëhet një intervistim dhe u matet temperatura nga një termometër me lazer.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Rinas për të ndjekur nga afër masat e marra.

Qytetarët që zbresin nga vende me risk të lartë të koronavirusit, pyeten për udhëtimet që kanë bërë së fundi, kontaktet me persona të dyshuar, e po ashtu u merret edhe adresa se ku do të qëndrojnë të paktën për 2 javën në vijim në mënyrë q të jenë nën gjurmimin dhe survejimin e bluzave të bardha.

Edhe efektivët e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit janë të pajisur me maska mbrojtëse.

   

       

Back to top button
LAJMET E FUNDIT