Protesta në Manastir kalon pa incidente

Manastir, 19 prill – Në Manastir dje është mbajtur protestë dhe marsh protestues rrugëve të qytetit, ku nuk është regjistruar ndonjë incident, , raporton INA.

Protesta është organizuar për të kërkuar ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, ndërsa njerëzit ishin mbledhur përmes thirrjeve nëpër rrjetet sociale të internetit dhe nga tifozët e klubit “Çkembari”.

Protestuesit kanë vazhduar me kërkesën e tyre kryesore për të zbardhur sa më shpejt vrasjen e pesëfishtë në Shkup. Por, më në fund protesta ka kaluar e qetë dhe nuk ka pasur incidente. Gjatë kësaj proteste janë dëgjuar parulla të ndryshme nacionaliste, ndërsa thirrjet raciste dhe antishqiptare u shprehën përmes një këngë nacionaliste.

Kjo protestë vjen në një kohë, kur banorët shqiptarë të Manastirit kanë kërkuar ndihmë dhe përkujdesje për situatën e fundit të tensioneve në Maqedoni.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT