“Kishim mendime të kundërta, por i jam mirënjohës”, Sali Berisha mesazh ngushëllimi: Dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja

Lideri demokrat, ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ikjen e akademikut dhe intelektualit të shquar të kombit shqiptar, Rexhep Qosja.

“Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja. Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha”, shkruan ai.

Sali Berisha thotë se pavarësisht se ka patur kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme me Prof. Rexhep Qosen, ka ruajtur dhe do ruajë gjithmonë respektin dhe mirënjohjen ndaj tij. Veçanërisht, thotë ai, për kohën kur Qosja ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb.

Gjithashtu, lideri demokrat kujton dhe më vonë, për mbështetjen e palëkundur që akademiku i dha UÇK, por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqve të afërmve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë”, përmbyllet telegrami i ngushëllimit i Sali Berishës, për familjen Qosja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT