Jul Deda ndjek Braçen “live” dhe pyet: Po e thotë troç se Tirana është një qytet tmerrësisht i vjedhur, por si do i marrë ai votat e socialistëve?! Po bekimin e Edi Ramës?

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka bërë një shënim në llogarinë e tij teksa socialisti Erion Braçe shpjegon në televizionin kombëtar “Top Channel”, ambicien e tij për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit, Tiranës.

“Ne intervisten e pare te Erion Braçes, ne Top Story, si pretendent per bashkine e Tiranes, ai po e thote here mes rreshtash, here troç, se Tirana eshte nje qytet i keqtrajtuar deri ne shemti dhe tmerrsisht i vjedhur.

Kjo eshte nje akuze e rende, qe Braçe ben per Edi Ramen, Lul Bashen dhe Erion Veliajn, kryesisht e ka me Ramen dhe Veliajn, se Luli zere se s’ka qene kurre kryetar.

Nuk kam ndonje gje kunder, por pyetja eshte, si mendon Braçe te marre bekimin e Rames per te kandiduar dhe si do mundet Braçe te marre votat e te pakten socialisteve duke i thene atyre, se kryetari i tyre paska shkaterruar Tiranen? Sepse qe te fitosh besimin e socialisteve, duhet qe ata si fillim te pranojne shkaterrimin e qytetit nga kryebashkiaket paraardhes.

A do ta mbeshtesin socialistet Braçen, apo do perfundoje nje kandidat i pavarur? Nese ndodh kjo e dyta, me mire ta lere qe sot ate muhabet”, shkruan Jul Deda.

Ndërkohë, më herët mbrëmjen e sotme, Erion Braçe ka deklaruar se ai nuk do të jetë një kryetar kukull i Tiranës, por do të kërkojë standard dhe pushtet vendor, duke e shprehur hapur se për kandidaturën e tij nuk ka marrë leje nga Edi Rama dhe as do e bëjë këtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT