“Jemi gjynah!” Inertet te “Mozaiku i Tiranës” bëjnë “mozaik” më vete, Braçe poston VIDEO nga njësia 7: Policia vë gjoba për parkim makinash, por jo për parkim plehërash

Deputeti socialist Erion Braçe, mëngjesin e sotëm ka denoncuar një gjendje shqetësuese të lokalizuar në njësinë numër 7 të kryeqytetit, pranë “Mozaikut të Tiranës”.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ai ka ndarë dy video nga rruga, ku kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur me interte dhe mbeturina të tjera, aq sa ka edhe jashtë tyre. Braçe thotë se natyrisht janë të shkaktuara nga disa banorë që i quan “pisanjosë” por i ngarkon faj edhe policisë Bashkiake e cila nuk vendos gjoba.
Ai ngre shqetësimin edhe të turistëve të cilët janë të shumtë në atë zonë, duke argumentuar se pamja që u “serviret” atyre nuk është aspak e këndshme.
“Por njëheresh, më vjen të plas që mijëra turistë që vijnë në këtë zonë shohin mozaikun magjik, nderkohë shohin dhe mozaikun e plehrave që e krijojnë disa pisanjosë dhe pastaj, bashkia qe nuk zgjidh, policia e bashkisë që ve gjoba për parkim makinash por jo për parkim plehrash, policia e shtetit që krimin mjedisor as e ndjen hic si punë të sajën!” shkruan ndër të tjera Braçe
Postimi i plotë:
Tirana/7 ta
Banoret me thirren e une vajta;
Rruga dhe zona qe te con tek mozaiku I tiranes: Inertet qe po bejne nje mozaik me vete-te turpshem natyrisht! Banoret e kane te perditshme dhe ju nxin jeten; Per ca pisanjose banale nuk mundet te jetohet keshtu!
Por njeheresh, me vjen te plas qe mijera turiste qe vijne ne kete zone shohin mozaikun magjik, nderkohe shohin dhe mozaikun e plehrave qe e krijojne disa pisanjose dhe pastaj, bashkia qe nuk zgjidh, policia e bashkise qe ve gjoba per parkim makinash por jo per parkim plehrash, policia e shtetit qe krimin mjedisor as e ndjen hic si pune te sajen!
Tunduni ose do shkundeni!