EMRI/ Trafik droge nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Italia anëtari i grupit të Visit të Pojës (VIDEO)

Emri Hysenaj, anëtari i një grupit të Visit të Pojës që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE është ekstraduar në vendin tonë. 

Njoftimi i plotë 

Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. 

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç. 

Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT