Marrëveshja mes LSDM dhe Lëvizjes Besa në Maqedoni/ A është ky një lajm i mirë për shqiptarët?

Vetëm disa ditë më parë, partia qeverisëse e kryeministrit Zoran Zaev në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami kanë nënshkruar një marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që janë planifikuar të mbahen më 12 prill.

Në zgjedhjet e kaluara duhet thënë që partitë shqiptare nuk ja dolën dot që të bashkoheshin. Thuajse i njëjti skenar që ndodh gjithmonë me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo që shihet si më e arsyeshme është një koalicion brenda partive shqiptare për të luftuar BDI-në e Ali Ahmetit i cili në zgjedhjet e fundit mori 80 mijë vota.

Pra ajo që i pengon partitë shqiptare për të qenë faktor politik në Maqedoninë e Veriut është përçarja dhe fakti që zakonisht nuk bëjnë koalicione parazgjedhore.

Por këtë herë është vepruar ndryshe mesa duket, duke marrë mësim edhe nga e kaluara e afërt e zgjedhjeve të përgjithshme ku partitë shqiptare e kishin pësuar pikërisht prej këtij veprimi.

Tashmë është zyrtare që do të ketë një koalicion parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa. Kjo e fundit në zgjedhjet e kaluara mori gjithsej 4 deputetë. Është parti relativisht e re, por me mjaft ndikim te votuesit shqiptarë.

Për hirë të së vërtetës alternativat që ka faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk janë të shumta. Një koalicion me VMRO-në do të ishte një lëvizje pas dhe e gabuar. Kjo pasi kjo është parë përherë si një parti anti-shqiptare që ka luftuar kundër interesave të shqiptarëve.

E nga ana tjetër partia e Kryeminsitrit në detyrë Zoran Zaev, ka bërë hapa para në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve. Të paktën me lllogaritë dhe alternativat politike që janë në dispozicion koalicioni parazgjedhor me LSDM-në është mundësia dhe veprimi më i duhur.

Kjo edhe për faktin se në zgjedhjet e kaluara 30 mijë shqiptarë kanë votuar më tepër se çdo herë tjetër për një parti maqedonase, siç është ajo e LSDM-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT