FOTOLAJM/ Sy e veshë për shefin e ri të BKH-së, Gledis Nano merr medaljen e ekselentit në sy të Ministrit të Drejtësisë, tjetër hap i rëndësishëm në karrierë për ish-kryepolicin

Në një ceremoni madhështore që u zhvillua sot në Tiranë, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës festoi diplomimin e vitit 2025. Mes të diplomuarve, ra në sy Gledis Nano, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili u vlerësua si ekselent në programin e Masterit Ekzekutiv Penal.

Nano, i cili ka pasur një karrierë të gjatë dhe të spikatur në strukturat e sigurisë, mori diplomën në një atmosferë solemne e të mbushur me emocione. Salla ishte e mbushur me familjarë, studentë dhe personalitete të larta të politikës dhe akademisë.

FOTOLAJM/ Sy e veshë për shefin e ri të BKH-së, Gledis Nano

Gledis Nano

Në ceremoni ishin të pranishëm ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri aktual Besfort Lamallari, si dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, të cilët vlerësuan arritjet e studentëve dhe rëndësinë e këtij programi pasuniversitar, gjithashtu edhe pedagogët me në krye dekanen Dorina Hoxha.

FOTOLAJM/ Sy e veshë për shefin e ri të BKH-së, Gledis Nano

Gledis Nano

Pjesëmarrja e Gledis Nanos në këtë ceremoni nuk ka kaloi pa vëmendje. Ai aktualisht shihet si një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kombinimi i përvojës së tij në Policinë e Shtetit dhe formimi i ri akademik e pozicionojnë atë si një figurë me potencial të lartë për këtë post të rëndësishëm.

FOTOLAJM/ Sy e veshë për shefin e ri të BKH-së, Gledis Nano

Gledis Nano

Ceremonia e diplomimit u përshkua nga momente festive, shpërndarje certifikatash dhe duartrokitje të gjata nga të pranishmit, duke e kthyer këtë ngjarje në një nga më të rëndësishmet akademike të vitit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT