Ilir Meta u shfaq brenda qelisë se xhamit në GJKKO, ironizon gazetari: As krerët e nazizmit nuk ishin në kafaz në gjyqin e Nurembergut

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar procesi gjyqësor që po mbahet ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Në një postim në Facebook, Dervishi shkruan se as krerët e nazizmit në gjyqin e Nurembergut, nuk ishin në Kafaz.
“Ishin të rrethuar nga roje, me kufje në vesh, nën vëzhgim maksimal. Por jo në kafaz. Sepse edhe aty, në një gjyq që vinte pas një lufte botërore, me dhjetëra milionë viktima, u bë një zgjedhje simbolike: drejtësia duhet të duket drejtësi, jo hakmarrje e dirigjuar”, shkruan ai.
Ndërsa më tej, gazetari shton se kafazi në sallën e gjyqit , është një lloja akuariumi “juridik” ku i pandehuri ekspozohet si rrezik potencial, jo si subjekt i të drejtave.
Postimi i plotë i Lutfi Dervishit:
Ka një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar një sistem drejtësie: shiko ku e vendos të pandehurin. Në krah të avokatit, apo pas xhamit si “kafshë e rrezikshme”
Edhe në gjyqin e Gjyqi i Nurembergut, njerëzit më të akuzuar të shekullit, krerët e nazizmit, nuk ishin në kafaz.
Ishin të rrethuar nga roje, me kufje në vesh, nën vëzhgim maksimal. Por jo në kafaz. Sepse edhe aty, në një gjyq që vinte pas një lufte botërore, me dhjetëra milionë viktima, u bë një zgjedhje simbolike: drejtësia duhet të duket drejtësi, jo hakmarrje e dirigjuar.
Në Shqipërinë e diktaturës, nuk kishte nevojë për xham.
Vendimi jepej para se të fillonte seanca. I pandehuri qëndronte në këmbë, përpara mikrofonit, me një sallë që mjerisht edhe duartrokiste. Ishte teatër me një regji të dukshme. Por pa kafaz.
Sot kafazi në sallën e gjyqit është prej xhami. I pastër, transparent, pothuaj estetik. Një lloj akuariumi juridik ku i pandehuri ekspozohet si rrezik potencial, jo si subjekt i të drejtave.
Qe ne 2005 Gjykata e Lartë e SHBA e ka ndaluar zyrtarisht si “simbolikë e qartë kundër prezumimit të fajësisë dhe cënim të komunikimit konfidencial të pandehurit me avokatin”. Në sallat e gjyqeve në SHBA i pandehuri ulet në krah të avokatit pa asnjë barrrierë fizike.
-Po sipas modelit amerikan veprohet në të gjitha vendet skandinave.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e toleron vetëm si përjashtim, jo si rregull.
Franca e rezervon për terrorizëm.