I ndërpreu fjalën ambasadorit të BE-së, Ramën s’e mbajnë nervat me ministrin: Po lëre të flasë se më shkatërrove

Një moment tensioni ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhe gjatë ceremonisë së inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Edi Rama u shfaq i bezdisur nga ministri Blendi Gonxhe, i cili ndërpreu disa herë fjalën e ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Kjo nuk është pritur mirë nga kryeministri, i cili i kërkoi ministrit të mos flasë dhe të respektojë ambasadorin e BE-së.

Lëre të flasë, mor burrë, se më shkatërrove. Lëre të flasë, e mbyte! Ua, ua, ua”, iu drejtua Rama ministrit Gonxhe, ndërsa ky i fundit nuk reagoi.

Ndërkohë, ky moment tensioni u mor me sportivitet nga ambasadori Gonzato, i cili u shfaq duke buzëqeshur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT