DETAJE nga masakra në Manëz/ Breshëri plumbash jashtë lokalit, si u qëlluan pas shpine dy të rinjtë nga sherri për kafen

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth ngjarjes së rëndë të regjistruar orët e para të ditës së sotme në lokalin e një pike karburanti në Manëz të Durrësit. Viktima kanë mbetur Flori Paluçi 33 vjeç dhe Aranit Kurti 23 vjeç.
Gazetari Merin Maçi, i ftuar në studion e Euroneës Albania, tregon se Flori Paluçi ka dalë jashtë lokali me armë në dorë dhe direkt ka hapur zjarr kundrejt Daniel Pepës. Të shtënat nuk e kanë kapur në afërsi të këtij të fundit, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Në këtë moment Daniel Pepa është kundërpërgjigjur po me armë në drejtim të Paluçës, ku njëri prej plumbave e kapi në shpinë.
Flori Paluçi, pavarësisht se u plagos, ende vijonte të qëllonte. Në këtë moment Aranit Kurti, ka qëlluar me grusht Paluçin. Paluçi i është kthyer duke e qëlluar pas shpine duke e lënë viktimë. Nga plagët e marra, Paluçi është rrëzuar në tokë dhe nuk ka mundur të largohet.
“U bë një bllokadë në hyrje të lokalit. Flori Paluçi doli nga lokali dhe nga informacionet që kam, del me armë zjarri në dorë dhe hap zjarr ndaj Daniel Pepës. Të shtënat kapin në afërsi të Daniel Pepës 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, dhe ka mjaftuar që ky i fundit të kundërpërgjigjet. Ka qëlluar dy herë ndaj Flori Paluçës. Një nga plumbat e kapi në shpinë.
Pavarësisht se u plagos, vijoi të qëllojë. Në këtë moment, Aranit Kurti që mbeti gjithashtu viktimë, i është drejtuar Paluçës duke i gjuajtur me grusht. Në ikje e sipër, Paluçi e qëllon pas shpine me armë zjarri. Konflikti që ka shënuar dy viktimat ka ndodhur jashtë ambienteve të lokalit. Ai ka tentuar të largohet, por nga plagët e marra kanë bërë që të shembet në tokë”, tha Merin Maci.