Greqia ‘heq masken’: Vendosim veton kundër integrimit të Shqipërisë

Kursi i përplasjeve mes Tiranës dhe Athinës i është përcjellë zyrtarisht BE-së si një çështje që karakterizon axhendën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen edhe me problemet me Maqedoninë apo Turqinë.

Politika greke është në sinkron dhe ka shprehur publikisht qëndrimet mbi pasojat e perspektivës europiane të Shqipërisë për shkak të problemeve me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit grek.
Mesazhet kanë qenë të qarta dhe janë përforcuar pas tensioneve më të fundit në Himarë ku Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi mes kundërshtive të një grupi banorësh për planin e ri urbanistik. Dy ditë më parë ishte Presidenti grek Pavlopulos që në darkën me Presidentin francez Emanuel Macron lëshoi një mesazh të qartë për Tiranën dhe Shkupin se me qëndrimet irredentiste dhe shkeljen e të drejtave të minoritetit dëmtojnë rrugën e tyre europiane.

Një ditë më parë në samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u bëri të njohur homologëve europianë “veton” greke ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë për shkak të problemeve me respektimin e të drejtave të pronësisë për pakicën greke. Duke folur me gazetarët pas mbylljes së samitit, ministri i jashtëm grek “tregoi” planet e qeverisë shqiptare për uzurpimin e pronave që i përkasin pakices greke në Himarë.

“Unë theksoj se çështjet e të drejtave të njeriut nuk duhet të përdoren në mënyrë selektive dhe paraqita një sërë shembuj sesi është abuzuar. “Në kontekstin e pranisë sonë këtu, unë gjithashtu pata diskutime me një numër të Ministrave dhe Komisionerëve, ku e kam bërë shumë të qartë kushtet që duhet të plotësojnë disa prej këtyre vendeve kandidate për të filluar negociatat e anëtarësimit”.- theksoi Kotzias./respublica

Back to top button
LAJMET E FUNDIT