Gjykata e Lartë PRISH vendimin dhe KTHEN në Apelin e GJKKO ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi!

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të enjte të prishë vendimin për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, teksa gjithashtu e ka kthyer çështjen e tij për rigjykim në Apelin e GJKKO.
Në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë thuhet se u vendosi: “Prishjen e vendimit nr. 56, datë 17.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionun dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me të tjetër grup gjykues”
Kujtojmë se ish-drejtori i RTSH, ra në pranga në vitin 2021, pasi në bashkëpunim me tre punonjës u akuzua për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën gjatë kohës që e ushtronte atë. Konkretisht bëhet fjalë për një tender të vitit 2018, me një fond prej 86 milionë lekësh për blerjën e pajisjeve për kanalin RTHSH Agro. Ku tre anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Maliveci, Julian Topiua dhe Ervin Mulaj janë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendëra.
Po ashu vetë Thoma Gëllçi, nën funksionin drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar dikur, rezulton se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurorimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.