GJKKO i pranoi kërkesën për të dalë nga kafazi i qelqtë! Beqaj “merr zemër”: I akuzuari nuk është spektator pas xhamit apo hekurave (DEKLARATA)

Ish-ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj ka reaguar në lidhje me kërkesën e pranuar nga GJKKO që ai të dalë nga kafazi prej xhamit gjatë seanacave gjyqësore që në vijm do të zhvillohen në ngarkim të tij.
Në deklaratën e përcjellë nga avokati i tij, mësohet se Beqaj është shprehur se vendimi në fjalë shkon përtej interesit vetjak të ish-ministrit duke theksuar se vendimi i gjykatës duhet të respektohet nga çdo strukturë tjetër.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës që unë, në procedimin penal për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikale, të mos qëndroj në “kafazin e sigurisë” por në sallën e gjyqit, ka një rëndësi që shkon përtej interesit tim vetjak në lidhje me çështjen.
Ky vendim rikujton një parim elementar: atë që në sallën e gjyqit autoriteti vendimmarrës është Gjykata. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe çdo strukturë tjetër sigurie kanë vetëm detyrimin që të zbatojnë vendimet e Gjykatës” thuhet në deklaratën e publikuar nga Ermal Yzeiraj.
Beqaj pretendon se mbajtja në kafaz e një të pandehuri pengon komunikimin me avokatin e tij dhe dëgjimin e plotë të seancës. Sipas Beqajt drejtësia nuk duhet të cënojë mbrojtjen dhe as komunikimin e të pandehurit, sepse ata nuk janë spektatorë pas xhami apo hekurave.
“Në një proces penal, i akuzuari nuk është spektator pas xhamit apo pas hekurave. Ai është subjekt procedural. Ka të drejtë të dëgjojë, të kuptojë, të reagojë, të këshillohet me mbrojtësin dhe të marrë pjesë në mënyrë reale në gjykimin që zhvillohet ndaj tij” thotë Beqaj.
Duke e cilësuar vendimin e gjykatës të drejtë, ish-ministri shton se kafazi nuk duhet të jetë normalitet procedurial.
“Siguria nuk mund të jetë fasadë për kufizimin e mbrojtjes. Dhe kafazi nuk duhet të jetë normalitet procedural” përmbyllet deklarata e Beqajt.
Reagimi i avokatit Ermal Yzeiraj: