Gazetari për paralajmërimin e Ambasadës amerikane: Kanë ardhur forca speciale amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një paralajmërim ditën e sotme lidhur me rrezikun e mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin. Mbi këtë paralajmërim gazetari Lavdrim Lita ka thënë se situata është serioze, por nuk sheh një kërcënim, të menjëhershëm për qytetarët shqiptarë.

Ai tha se nuk ka vend për alarm apo panik, por autoritetet shqiptare dhe amerikane duhet të rrisin vigjilencën dhe të kryejnë kontrolle të vazhdueshme në zona si hotele, qendra tregtare apo zona turistike.

Situata është serioze, por nuk ka nevojë për panik. Rreziku nuk është eminent, pra nuk është pas derës. Kërkohet vigjilencë dhe antiterrori është në gatishmëri. Po zhvillohen kontrolle në vendet ku mund të ketë elementë që kanë pasur komunikime me regjimin iranian.

Ai shtoi se qendrat turistike, hotelet dhe baret ku qarkullojnë qytetarë amerikanë dhe turistë të huaj janë me prezencë të forcave speciale të civilizuara që monitorojnë situatën nëpër pika kyçe. Javët e fundit kemi parë shumë elementë të forcave speciale amerikane në Tiranë. Ata janë të pranishëm në pikat kyçe si hotelet, baret dhe qendrat nevralgjike. Kjo nuk tregon një rrezik të drejtpërdrejtë, por një masë vigjilence të lartë nga ana e autoriteteve amerikane,” tha Lita për Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT