Pajisje mjekësore për Ballkanin Perëndimor? Si do merret vendimi nga vendet e BE

Vendet anëtare të BE-së do të vendosin vetë nëse do të eksportojnë pajisje mjekësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer. “Eksportet mund të autorizohen dhe pajisjet mund të eksportohen në atë rajon, “ sqaroi ai. Sipas Mammer, varet nga vendet anëtare të BE-së që të vendosin për eksportet e mundshme, kështu që zyrtarët e Komisionit Evropian nuk duan ta quajnë vendimin “ndalime të eksportit”.

KE-ja vendosi me urgjencë të dielën të kufizojë eksportet e pajisjeve mjekësore jashtë bllokut në mënyrë që “të mbrojë disponueshmërinë e furnizimeve të pajisjeve të tilla brenda tregut të vetëm të Bashkimit Europian”.Vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore do të jetë i vlefshëm për 6 javët e ardhshme. Pas tij, reagoi menjëherë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se masa ishte provë se solidariteti Europian nuk ekziston, duke e quajtur atë një “përrallë në letër”.

Vuçiq gjithashtu njoftoi se Serbia do t`I drejtohet Kinës dhe do të kërkojë ndihmën e presidentit kinez, Xi Jinping, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të marrë ndihmën e mjekëve kinezë. Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë duke u përballur me një numër në rritje të infektimeve me koronavirusin e ri. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur tashmë kontinentin e vjetër epiqendrën e re të virusit duke ia hequr këtë përkufizim Kinës, ku Covid u shfaq për herë të parë dhjetorin e vitit të kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT