Fëmijë dhe të moshuar presin 4-5 orë në aeroportet e Europës, “shpërthen” gazetari: Shqipëria të vendosë reciprocitet, policët në kufi të procesojnë një pasaportë në orë

Gazetari Klodian Tomorri ngre publikisht shqetësimin e mijëra qytetarëve shqiptarë të cilët prej javësh po përballen me pritje e radhë të gjata në aeroportet europiane, për shkak të hyrjes në fuqi të sistemit të ri të udhëtimit, duke u diskriminuar në vendet pritëse.

“Ça po u bejne shqiptareve keta neper aeroportet e Europes eshte krim masiv. Trajtohen njerezit si lebroze dhe mbahen nga 4-5 ore ne radhe. Pleq, femije, te semure. Ironia e madhe eshte se ky thote qe i kam kthyer nderin Shqiperise dhe tani shqiptaret trajtohen me dinjitet.

Keto l*qet e BE-se, qe flasin per standarde, mosdiskriminim, drejtesi etj etj duhet te mesojne se diskriminimi nuk eshte vetem per ata qe i bien sapllakes, por edhe per miletin normal qe masakrohet ne aeroporte”, shkruan gazetari.

Shqetësimi që ngre publikisht Klodian Tomorri është raportuar edhe më herët nga vetë shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar drejt shtetve europiane, duke deklaruar se janë ndarë në radhë të veçanta nga qytetarët e tjerë, veçanërisht në aeroportet italiane.

Gazetari propozon që Shqipëria të vendosë reciprocitet, duke procesuar një pasaportë në orë, në mënyrë që shtetet europiane të reagojnë dhe të ndryshojnë qasjen ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Si perfundim keta derdimenet tane, po te kene nje fije nder fusin reciprocitet. Urdher te gjithe policeve te kufirit, do procesoni nje pashaporte komunitare ne ore. Vecanerisht italianeve.

Hajde se nuk humbet gje ekonomia. Shumica e ketyre qe vijne ne Shqiperi mashtrues jane, vijne ose per naj skeme evazioni ose per te ngrene byrek me dhalle”, përmbyll gazetari Klodian Tomorri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT