“Me dy standarde”/ Basha akuzon Ramën: Këtej nxjerr një person për pazar, andej rrezikon vajzat në punë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron me standarde të dyfishta. Ai vuri ën dukje rregullat e reja të shtetrrethimit që do të aplikohen nga e hëna në vend, ndërkohë që rikujtoi se në masoneri e call-centera vazhdojnë të punojnë gra e vajza në ambiente të mbyllura.

Ai vazhdon që t’i mëshojë faktit se shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme marrjen e menjëhershme të masave për mbylljen e call center-ave, fasonëve dhe fabrikave të tjera, që kanë një numër të madh punonjësish në sipërfaqe të vogla dhe të mbyllura.

“Në sektorin fason punojnë sipas shoqatës së fasonëve 70 mijë persona. 90% e tyre janë vajza dhe gra, shpesh dhe kryefamiljare dhe shumica e tyre paguhen me pagë minimale.

Ambientet e tyre të punës kanë, si rregull, mbi 100 punonjës. Prandaj ato janë potencialisht burim i përhapjes së shpejtë të virusit, duke e shpërndarë atë dhe në familjet e të punësuarve dhe, veçanërisht, tek të moshuarit apo fëmijët.

T’u thuash qytetarëve se do të dalë të bëjë pazaret vetëm një anëtar i familjes dhe në të njëjtën kohë të pranosh që mbi 100 persona të punojnë në ambiente të mbyllura, ky është një standard i dyfishtë, është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të zhvlerësojë çdo sakrificë të kërkuar deri tani nga qytetarët.”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Ai shqetësohet se duhet vepruar shpejt, në të kundërt sistemi shëndetësor shkon në kolaps

Back to top button
LAJMET E FUNDIT