“Kjo është luftë me vdekjen”, Ngjela: Duhet të bëjmë sakrificë, rregulloret nuk janë të qeverisë

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ngjela u shpreh se pavarësisht se masat e marra janë të rrepta kanë rezultuar të sakta.

Më tej Ngjela ka bërë një pasqyrim të akteve normative të marra në këtë kohë duke i vlerësuar të rrepta. Ai theksoi se legjislacioni normativ ka pasur mungesa dhe u shpreh se do të ishte më e mirë që Kryeministri shqiptar ti drejtohej Gjykatës.

“Kjo është një luftë me vdekjen dhe qeveria shqiptare nuk është e pavarur nga OBSH. Ne duhet të bëjmë një sakrificë dhe rregulloret nuk janë të qeverisë. Qeveria nuk ka profesion për të qeverisur epidemitë dhe i është drejtuar shkencës. Këtu kemi një opozitë që është në epokën e gurit”, tha Ngjela.

“Rama përsërit fjalët e tyre, mjekëve. Edhe unë kundërshtar politik e kam Ramën, por nuk mund të vij në pushtet më numrin e të vdekurve në pandemi. Parametrat me të cilat po bëhet loja janë këta: që numri it ë vdekurve ka rënë. Nuk ka gjë në dorë Rama sepse këtu flasin ekspertët. Pse u çmend ambasadorja të flasë për pandeminë. Të gjithë ata që nuk pranojnë skemën aktuale po dalin qesharak. Kjo është metoda që ka pranuar shkenca aktuale në Shqipëri”, u shpreh Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT