Telegrami i rrallë i vitit ’91: Fëmijët e Përmetit në grevë nëse nuk rivendoset busti i Enver Hoxhës
Historiani dhe ish-kreu i Arkivës Kastriot Dervishi ka publikuar një telegram të rrallë të dërguar nga Përmeti në vitin 1991 për Kuvendin Popullor që të merren masa për protestat e zhvilluara në disa qytete të vendit.Po ashtu në telegram shkruhet se populli i Përmetit është shumë i indinjuar dhe ju bën thirrje qytetarëve të bashkohen për të vënë në vend dinjitetin e diktatorit.Më tej shkruhet se fëmijët e një shkolle 8 vjeçare janë të gatshëm të futen në grevë urie nëse nuk rivendoset edhe njëherë busti i Enver Hoxhës në vendin e mëparshëm.Postimi i plotë në “facebook”:1991/Telegramet enveristeTelegrami i mëposhtëm i enveristëve, është nisur nga Përmeti. Si rrallë herë, për të përligjur qëllimet e drejtuesve të këtyre tubimeve, si argument janë përdorur edhe fëmijët. E sigurisht, ata nuk e kuptonin se figura e diktatorit dhe demokracia janë gjëra të ndryshme që nuk shkojnë me njëra-tjetrën. *** Presidiumit të Kuvendit PopullorTelegramDrejtuar gjithë popullit të rretheve të republikësNë mitingun që vazhdoi prej 4 orësh, populli i Rrethit të Përmetit kërkon me insistim:Populli i Rrethit të Përmetit i indinjuar nga aktet vandaliste që ndodhën në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Korçës po manifeston në një miting proteste ndjenjat e tij për emrin dhe veprën e Enver Hoxhës. Nga ky miting madhështor dhe spontan e rrëqethës, i filluar nga kooperativistët e Kosinës ku me pleq, të rinj dhe fëmijë brohorasin për Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën, që e lindi atë, ju bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve të ndershëm të ngrihen në këmbë dhe të venë në vend nderin dhe dinjitetin e Enver Hoxhës, mbasi nderi dhe dinjiteti i tij është nderi dhe dinjiteti i kombit shqiptar.Ju njoftojmë se vocërrakët e shkollës 8-vjeçare që mban emrin e heroit të popullit “Meleq Gostinishti” do të fillojë grevën e urisë në qoftë se nuk vendoset në vend monumenti i Enver Hoxhës në mes të kryeqytetit. Këtë propozim e mbështeti i madh e i vogël me duartrokitjet e tij të fuqishme.Ne përmetarët jemi gati të mbrojmë me gjokset dhe gjakun tonë gjithçka që kemi ndërtuar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.Populli i Përmetit21.2.1991/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!