“Lufta” për dhomën në konvikt, policia nxjerr me forcë studentet nga sporteli i regjistrimeve (VIDEO)

Ky është momenti kur efektivët e policisë nxjerrin me forcë studentët që kërkojnë të regjistrohen për t’u akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. 

Prej javësh studentët kanë denoncuar abuzimet që po bëhen me ndarjen e dhomave në konvikte, duke pretenduar se ka edhe nga ata persona që i kanë përfunduar studimet dhe nuk lirojnë ambientet. Sipas studentëve që denoncojnë rastin, personat që mbajnë “peng” dhomat në konvikte ofrojnë ryshfet ndaj punonjësve të rezidencës studentore. 

Gjithashtu, një tjetër shqetësim i ngritur nga studentët është edhe vendimi i ri për pagesën e plotë të tarifës së akomodimit, që më parë paguhej e ndarë në disa këste. 

Studentët shprehen se pagesa e plotë për 9 muajt akademik është e papërballueshme për ekonominë e tyre. 


 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT