“Do të ketë të shtëna në sallë!” Deklarata e sekretares amerikane të shtypit PARA incidentit në Shtëpinë e Bardhë që po bën “lëmsh” rrjetin (VIDEO)

Para ngjarjes së rëndë që tronditi dje SHBA-në. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte folur në një intervistë në mënyrë ironike për darkën e presidentit me gazetarët, duke përmendur “të shtëna” në kuptimin e batutave dhe kritikave të forta që zakonisht shoqërojnë këtë aktivitet.

“Ky fjalim sonte do të jetë klasik i Donald trump. Do të jetë argëtues, me humor dhe plot momente interesante. Do të ketë edhe disa të shtëna në sallë. Kështu që të gjithë duhet ta ndjekin, do të jetë vërtet shumë i mirë” është shprehur ajo.

Pas incidentit të vërtetë me armë gjatë eventit, kjo deklaratë u rikthye në vëmendje dhe filloi të shpërndahej gjerësisht në rrjetet sociale, ku u interpretua nga disa si një “parashikim” i pazakontë, megjithëse në fakt kishte qenë thjesht një shprehje me ton humori në atë kontekst.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT