‘Nuk jemi qeveria me e mirë në botë’, Tsipras elozhe kryeministrit: Mos duhet të themi që Rama është Perëndia? Ka vetëm 25 viktima

Kryetari opozitës greke, Aleksis Tsipras i ka thurur elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Në një intervistë të dhënë në kanalin grek ‘Kontra News’ ai ka thënë se qeverisja në Greqi sa i përket menaxhimit të situatës është e mirë. Tsipras është shprehur se masat janë të mira por jo më të mirat në botë se nëse themi se janë më të mirat atëherë çfarë duhet të themi për Shqipërinë që ka vetëm 25 viktima.

‘Gabime ka pasur. Greqia është mirë sa i përket pandemisë por edhe gabime ka pasur kështu që nuk mund të themi se është më e mira në botë, se nëse themi se është më e mira në botë cfarë duhet të thonë vendet fqinje se nuk është vetëm Italia, domethënë Rama që ka vetëm 25 viktima në Shqipëri është Perëndia?” tha Tsipras.

Kujtojmë që pak ditë më parë italianët e mburrën kryeministrin Rama, duke e quajtur ‘lider global’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT