Deputetët i përfunduan në spital, Aulon Kalaja në gjendje të fikëti në Bulevard, reagon Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të fundit gjatë protestës ku sipas tij policia ka përdorur dhunë ndaj qytetarëve dhe ka sulmuar gazetarin Aulon Kalaja. Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi veprimin si një akt kriminal dhe hakmarrës të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Ai akuzoi policinë se ka vepruar si “gangster me uniformë” duke hedhur granata ndaj protestuesve, ndërsa një prej tyre mbeti i plagosur.
Berisha theksoi se ky është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së fjalës dhe të drejtës për të protestuar, duke e dënuar me forcën më të madhe këtë që e quajti “akt primitiv dhe kriminal”. Reagimi i tij vjen pas publikimit të pamjeve ku shihet momenti i tensionuar mes policisë dhe protestuesve.
“Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës. Gangster me uniformë hedhin granata ndaj protestuesve! Shikojeni videon që tregon protestuesin e plagosur.Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të narko-policise!”- shkruan Berisha në Facebook.