“O njeri i ligë, që kënaqesh me fatkeqësi…”, komentuesit masakrojnë Berishën që postoi video fake

Sali Berisha ka postuar një video nga Irani, duke pretenduar se mjekët e Infektivit në Tiranë janë duke kërcyer. Video e publikuar nga Berisha irritoi edhe balerinin Kledi Kadiu, që bëri një reagim publik ndaj Berishës.

Ndërsa në faqen e tij, komentues të shumtë e masakrojnë Berishën, se po gëzohet me fatkeqësinë që ka zënë njerëzimin. Shumë komentues i vënë në dukje kënaqësinë që ai tregon sa herë që ka fatkeqësi.

Shumë të tjerë i kujtojnë se si mjek, as duhet të çojë ndërmend të tilla gjëra. Nuk është hera e parë që ish-kryeministri Berisha poston në facebook lajme të rreme, apo video që zbulohen lehtësisht në internet se janë marrë nga vende të tjera dhe shiten sikur të jenë filmike në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT