Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas

Ministrat e Transportit  Sokol Olldashi i Shqipërisë dhe Fehmi Mujota i Kosovës  nënshkruan në ambientet e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në sajë të kësaj marrëveshjeje të dy shtetet nga tani e tutje njohin në mënyrë reciproke lejet e drejtimit (patentë-shoferëve) të lëshuara nga autoritetet përkatëse.

Siç informon noa.al, marrëveshja në fjalë përkon dhe me hapjen e sezonit turistik, duke mundësuar në këtë mënyrë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në territoret respektive dhe sidomos të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të destinacioneve turistike të bregdetit.

Në sajë të kësaj marrëveshjeje do të shkurtohet, jo vetëm koha dhe procedurat për të mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë nga qytetarët e dy vendeve, por do të lehtësohet edhe transporti i mallrave në të dy anët e kufirit.

Ndër të tjera, gjatë takimit që zhvilloi Ministri Olldashi me homologun e tij Mujota u diskutua edhe mundësia e operimit ajror ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si dhe lehtësimi i tarifave aero-potuale për operatorët ajror.

Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi por edhe opinionin shqiptar se më 27 nentor do të përfundojnë  60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë-Prishtinë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT