Elena Kocaqi: Hapi tjetër duhet të jetë heqja urgjente e doganave midis Shqipërisë dhe Dardanisë

Historiania e njohur, Elena Kocaqi, ka komentuar vendmin e qeverisë së Kosovës, e cila vendosi të rrisë 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Pas deklaratave të forta ndaj grekëve, historiania iu është përveshur keq edhe serbëve, duke treguar hapin tjetër që duhet të ndërmarrë Kosova.

Sipas saj, hapi tjetër do të ishte heqja e doganave urgjente mes Shqipërisë dhe Dardanisë, që paraja të mos dalë jashtë popullit shqiptar. “Vendim i shkelqyer. Hapi tjeter do ishte heqja e doganave urgjente midis Shqiperisë dhe Dardanisë qe paraja te mos dali jashtë popullit Shqiptarë.

Shqiptaret duhet të ndjekin shemullin e Hebrejëve, ne pune te marrin njeri-tjetrin dhe paranë, te mos e nxjerrin jashte dorës së Shqiptarëve”, shkruan Kocaqi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT