Ceremonia për dëshmorët në Lezhë: Flamuri me kokë poshtë dhe kurorat në ngjyrën e partive

Në ditën përkujtimore të dëshmorëve të atdheut homazhe janë mbajtur edhe në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Lezhës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm prefekti Gjergj Prendi, nën kryeteri i bashkisë Lezhë Enver Hafizi, veteran e familjar të dëshmorëve.
Por ndryshe nga ceremonitë përkujtimore të zhvilluara në qytete të tjera, në Lezhë janë vënë re disa detaje të çuditshme.
Flamuri kombëtar qëndronte me kokë poshtë, si duket nga pakujdesia e organizatorëve të kësaj ceremonie, që bëhet çdo 5 maj.
Por krahas këtij detaji, është vënë re se edhe kurorat me lule janë vendosur me ngjyrat e partive politike./ Oranews