Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Qyteti i Shenjtë i Jerusalemit ka qenë zotërim i shqiptarëve nga viti 1831 deri në vitin 1840. Sulltani i perandorisë që shtrihej në tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonëse me masakrën e 10 qershorit të vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit të jeniçerëve, ku shqiptarët kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se një ditë, tetë vjet më pas, shqiptarët do të ishin përsëri kërcënimi më serioz i fronit dhe se po të mos i kishte ndalur Evropa, ushtria e Mehmet Aliut, këtij ushtari shqiptar, do të ishte futur triumfuese në Stamboll.Mehmet Aliu kishte kohë që u ishte larguar frikshëm ekspeditave ushtarake në Arabi e Greqi dhe arritjes së fitoreve për llogari të sulltan Selimit e Mahmudit II. Ekspeditën në Palestinë e Siri e filloi për llogari të tij. Trupat ushtarake të Mehmet Aliut përbëheshin nga shqiptarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT