Berisha “sillet” si mysliman dhe mallkon policinë: Ju vraftë Zoti

Në përfundim të protestës së sotme, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka “prishur namazin” e besimtarëve myslimanë, pasi sipas tij është hedhur gaz lotsjellës në afërsi të një xhamie.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u përpoq të paraqitej si mbrojtës i besimtarëve, por më pas përdori tone të ashpra dhe mallkime ndaj Policisë së Shtetit, duke u shprehur: “Ju vraftë Zoti”.

“Kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të xhamisë, kur besimtarët po faleshin. E mbushën Xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë. Për këtë krim të shëmtuar janë pasardhës të etërve të tyre barbarë”, tha Berisha.

Deklarata ka ngjallur reagime të shumta, pasi përdorimi i gjuhës së tillë, sidomos në një kontekst fetar, është cilësuar si i papërshtatshëm për një figurë politike.

Kritika ka pasur edhe për përfshirjen e çështjeve të besimit në retorikën politike të momentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT