Basha: Ja pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takim me të rinj në Tiranë u shpreh se siguria ligjore këtu është zero.
Sipas tij investitorët e huaj sot firmosin kontratën, nesër u dalin në rrugë dhe i rrahin dhe i përcjellin andej nga kanë ardhur.
“Në Shqipëri taksa për fitimin e koorporatave është 6 për qind më e lartë se sa në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, madje dhe se në Hungari. Pse duhet të vijnë në Shqipëri kur u duhet të paguajnë më shumë taksa se në këto vende.
Çfarë ka bërë ky shtet, kjo qeveri, që të ju garantojë investitorëve të huaj, njerëz të kualifikuar për fushat që ata kërkojnë, në fushat e teknologjisë së informacionit? Asnjë përparim domethënës! Pse? Sepse fakulteti I teknologjisë së informacionit në Tiranë, Durrës, Elbasan, është në kushte primitive. Mësohet kompjuteri me dërrasë të zezë dhe shkumës. Katastrofë! Inxhinierët e ardhshëm të teknologjisë së informacionit I marrin mësimet me dërrasë të zezë e shkumës, ndërkohë që Europa dhe rajoni po I kalon fëmijët e shkollës fillore me tablet.
Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalën se qeveria e ardhshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut”, tha Basha.