‘Vlon’ stadiumi Selman Stërmasi: Një grek më pak, një bastard më pak (Foto)

Ndeshja Partizani-Skëndërbeu është shoqëruar sot nga një banderolë raciste, e cila lidhet me vrasjen e ditës së djeshme të ushtarit grek Konstantinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Në ndeshjen që po zhvillohet sot në stadiumin “Selman Stërmasi” midis Partizanit dhe Skëndërbeut, është pikasur një banderolë e tifozëve të “demave të kuq”, që lidhet me vrasjen e ushtarit grek Konstantinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Në këtë banderolë, tifozët e Partizanit kanë shkruar: “Një grek më pak, një bastard më pak!”

Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë dhe qytetarët e vendit fqinj i janë kundërvënë shqiptarëve dhe i cilësojnë këto të fundit si vrasës, të cilët meritojnë të digjen e të shfarosen./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT