Ndalimin e Barkës e porositi Panajot Barka

Në Greqinë “demokratike” të Panajot Barkës ekziston racizmi fetar, ku grekët që nuk i përkasin besimit ortodoks përndiqen. Ekziston racizmi racor ku Greqia e BE, nuk njeh minoritetin turk, shqiptar, hebre, pomak, romë, egjiptas, sllavë-maqedonas, bullgarë, etj.

Para dy ditë Panajot Barka i cili është shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Eqerem Çabej u ndal në doganën e Kakavies me rreth 100 libra të propagandës antishqiptare antishqiptare.

Vetë Barka e ka mohuar një gjë të tillë dhe deklarojë. Çështja është se Panajot Barka njihet si antishqiptar që mbështet organizatat ekstremiste greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Disa herë Panajot Barka ka marrë pjesë në aktivitetet antishqiptare të ashtëquajturën Autonomia e Veriut të Epirit, ai ka mbështetur kauzën e Babis Karathanos për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Janë të njohura takimet e shpeshta që ka bërë Barka me antishqiptarin e tërbuar Mitropolitin e Konicës Sebastianosin. Këto Panajot Barka nuk mund ti mohojë sepse janë të dokumentuara dhe ja kemi thënë sa herë që ka qenë e nevojshme.

Panajot Barka deklarojë se: “disa politikanë që kanë porositur arrestimin e tij, është një ngjarje e tmerrshme, e cila tregon qartë se çfarë kërkon dhe synon! Frikësimi dhe rënia e çfarëdo rezistenceje për ruajtjen e identitetit. Shkelja e autonomisë universitare, liria e lëvizjes së ideve dhe librave, shpërdorimi i çdo parimi të seriozitetit dhe dinjitetit, falsifikimi i gjithë së vërtetës, thirrja e të gjithë paligjshmërisë”.

Ndërsa ne i themi se arrestimi i tij dhe proceduar për në gjyq është porositur nga vetë Panajot Barka me aktivitetet që bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Arrestimi apo kontrolli është porositur nga kërcënimet herë pas here që Panajot Barka u bënë gazetarëve shqiptar në Gjinokastër që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Në Greqinë “demokratike” të Panajot Barkës ekziston racizmi fetar, ku grekët që nuk i përkasin besimit ortodoks përndiqen. Ekziston racizmi racor ku Greqia e BE, nuk njeh minoritetin turk, shqiptar, hebre, pomak, romë, egjiptas, sllavë-maqedonas, bullgarë, etj.

Greqia e sotme sipas mendjes së sëmurë të Barkës dhe grekëve që mendojnë si Panajoti është e pastër, banohet vetëm nga grekët “etnik” të Themistoliut e Aristotelit. E pra, Panajot Barka të mospranosh ekzistencën e popujve të tjerë do të thotë që je racistë. Greqia e sotme nuk ka patur asnjëherë kontakte me popujt e tjerë dhe gëzon pastërti 100%.!!!

Është mirë që profesori Panajot Barka të mbaj në Greqi disa leksione për të drejtat e minoriteteve duke bërë paralele me pakicën greke që gëzon të drejta të barabarta me qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare. Sot, minoritetet greke, sllavo-maqedonase, vllahe, egjiptase kanë partitë e tyre politike kombëtare.

Mësojnë në gjuhën e tyre amtare nëpër shkollat fillore, 9 vjeçare dhe minoriteti grek që është më i përkëdheluri mëson deri në universitet.

Ende në kujtesën tonë është ngjarja ku policia e Janinës ndaloi dy shoferë të MPJ të Shqipërisë dhe gjykata i dënoi me mbi dy vite burg, vetëm se po transportonin disa dhjetëra libra që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën amtare. Më këtë veprim Greqia tregoi se funksionon si në shekujt VIII-XIX, kur përndiqeshin shqiptarët që mësonin nga një gërmë të gjuhës shqipe.

Ndaj profesor nxirre barkën tënde nga ky gjol se baltovina e shpifjes dhe gjirizi i gënjeshtrës do të të thithin në gropë e të marrin frymën.

Do qe e udhës që Panajot Barka të na tregonte rreth leksioneve që ka marrë në fillim të viteve 1990 nga organizata ekstremiste greke SFEVA, PASIVA dhe Mitropoliti i Konicës, Sebastianos për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Shpresojmë që Panajot Barka të dënohet në bazë të ligjit dhe jo të falet ashtu siç ka ndodhur me Fredi Belerin i cili na përdhosi simbolet kombëtare dhe nuk u dënua asnjëherë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT