Zvicra mbyll ambasadën në Tehran, presidenti iranian vendos KUSHTE, Libani arrin 687 të vrarë! Zhvillimet e FUNDIT nga lufta në Lindjen e Mesme

Në ditën e 13-të të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, tensionet vijojnë të rriten përditë e më shumë.

Presidenti iranian vendos kushte

Teksa së fundi janë regjistruar disa zhvillime të rëndësishme, ku mbrëmjen e djeshme, presidenti iranian Masoud Pezeshkian paraqiti tre kërkesa për t’i dhënë fund luftës, duke përfshirë “njohjen e të drejtave legjitime të Iranit, pagesën e dëmshpërblimeve dhe garanci të forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm”.

Duke shënuar kështu herën e parë që presidenti përcakton publikisht kushte specifike për ti dhënë fund konfliktit.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte – të ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të – është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm”, tha ai në një postim në X.

3.2 milionë  iranianë të larguar

Ndërkohë që OKB-ja ka publikuar shifra të reja sa i përket iranianëve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës. Sipas OKB-së për refugjatët e njohur si UNHCR, deri në 3.2 milkionë iranianë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, si edhe kanë shtuar se shifra ka të ngjarë të rritet akoma më shumë teksa konflikti vazhdon.

Zvicra mbyll përkohësisht ambasadën në Teheran

Ministria e jashtme zviceriane ka njoftuar se zvicra ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, kjo ambasadë përfaqëson interesat e SHBA-së në Iran.

SHBA-të i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 1980, pas pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran dhe krizës së pengjeve që pasoi . Zvicra ka shërbyer si fuqi mbrojtëse për interesat e SHBA-së në dekadat që nga ajo kohë.

“Për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe sulmeve të Iranit ndaj vendeve të ndryshme në Lindjen e Mesme, siguria e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran nuk mund të garantohet më”, tha ministria e jashtme në një deklaratë , duke vënë në dukje se ambasadori zviceran dhe i gjithë stafi i mbetur i ambasadës u larguan nga Irani me rrugë tokësore të mërkurën.

Numri i të vdekurve në Liban arrin në 687

Ministri i Informacionit të Libanit, Paul Morcos ka njoftuar se numri i personave të vrarë në Liban që prej fillimit të luftës ka arritur në 687, përfshirë këtu 98 fëmijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT