Aksident tragjik në Cërrik/ Kamioni përplas këmbësorin, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me një viktimë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”. 

“Cërrik/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. 

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit” , njofton policia. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT