“Vjedhja e rrobave” në BBVA, Livia “shpërthen” ndaj Brikenës: Je dhe vajzë shembullore

Debatet mbi përdorimin e sendeve personale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë kthyer në qendër të vëmendjes.
Pas deklaratave të forta të Ina Aderit, e cila akuzoi Brikenën se i ka mbajtur dhe veshur rrobat pa leje, një tjetër ish-banore ka vendosur të reagojë publikisht.
Përmes një një postimi në rrjetet sociale, Livia Lozi ka publikuar disa foto krahasuese, duke pretenduar se Brikena është shfaqur në ekran me veshje e saj.
Ajo shprehet se kjo situatë ka nisur që kur ishte ende pjesë e shtëpisë, por nuk është transmetuar nga produksioni. Sipas Livias, përdorimi i sendeve të saj personale ka vijuar edhe pas daljes së saj nga gara.
“Gjërat e mia janë përdorur nga Brikena… dhe vazhdon të ndodhë edhe pasi unë kam dalë. Nuk m’i kanë dorëzuar dhe ajo i mban për vete,” shkruan Livia.