Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

Kryeministri Edi Rama, vijon takimin me mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe anëtarëve të Qeverisë me fokus çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe avancimin e projekteve në fusha të ndryshme dhe prioritare për zhvillimin e vendit.

Takimi ka nisur që prej orës 11:00 dhe po mbahet te Pallati i Kongreseve.

Fjalën hapëse e kishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa pas tij, kryeministri i vendit Edi Rama.

Më pas do të ketë raportime nga eksponentë të lartë zyrtarë, në PS. Pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Pas raportimeve kryeministri Rama do të bëjë një përmbledhje të gjithë asaj që u fol në mbledhje dhe më pas do të jetë sërish fjala e Taulant Ballës për të bërë përmbylljen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar, pas Asamblesë Kombëtare Socialiste, të shtunën e kaluar në Durrës, ku kryeministri Edi Rama njoftoi një sërë ndryshimesh, që prekën drejtuesit politikë të gjashtë qarqeve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2027-ës.

Në këtë takim, ka qenë e pranishme edhe Elisa Spiropali, ish ministrja e Jashtme, e cila gjatë javëve të fundit ka pasur përplasje në distancë me Ballën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT