Thaçi: Po negociojmë me ndërkombëtarët për kufijtë
Çështjen e korrigjimit të kufijve, Presidenti kosovar Hashim Thaçi shprehet se po e negocion duke u këshilluar me partnerët ndërkombëtarë.Ndaj dhe në një shkrim të gjatë të publikuar në Facebook për këtë çështje, Thaçi kërkon mbështetje popullore.“Qytetarët tanë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit. Ata duhet të zgjedhin se a janë për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila Kosovës i siguron anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, apo duan të jetojnë në hasmëri me shtetet fqinje dhe të izoluar. Unë e di që ata do të zgjedhin opsionin e parë, prandaj edhe po punoj në koordinim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë, që paqja me fqinjë dhe integrimi të jenë zgjedhja e duhur”.Marrëveshja që po synohet të arrihet, sipas Thaçit do të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale që garanton integritetin territorial të vendit. Thaçi shprehet se partnerët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Anglia janë më të angazhuar se kurrë më parë për të ndihmuar Kosovën, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe paqësore me Serbinë.Megjithatë Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh dy ditë më parë se ishte kundër propozimeve për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ky rast mund të shërbente si precedent për të tjera ndryshime territoriale në Ballkan./ZgjohuShqiptar.info