VIDEO/ “Ferri i Dantes”, Izraeli sulmon rezervuarët e naftës në Teheran, imazhe të frikshme në rrugët e qytetit

Izraeli ka goditur rezervuarët e naftës në Teheran, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët. Pamjet që qarkullojnë në mediat e huaja tregojnë se si flakët ngrihen në qiellin e Teheranit.
Goditja e fuqishme bëri që një sasi e madhe nafte të derdhej në rrugët e qytetit, ndërsa një pjesë e naftës është derdhur edhe në kanalizimet e qytetit.
Dëshmitarët e kanë përshkurar këtë si “ferri në tokë”. Ndërsa dëshmitarët e përshkruajnë si ferr në tokë. Pamjet janë filmuar nga një makinë që ecte në rrugën kryesore të Teheranit në kohën kur flakët arrinin më qindra metra lartësi, duke shkatërruar gjithçka.
Në një video nga Al Jazeera, flakët mund të shihen duke u përhapur përgjatë gjithë gjatësisë së rrugëve kryesore të kryeqytetit iranian.
Sulmet e përbashkëta ndaj Iranit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vazhduan për të nëntën ditë të dielën, duke vrarë më shumë se 1,300 njerëz në Iran dhe rreth 300 në Liban. Sipas zyrtarëve, rreth një duzinë njerëzish janë vrarë në Izrael.
I wouldn’t wish this on any country 💔 https://t.co/gdmw5WBMQw pic.twitter.com/purFbRWN66
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) March 8, 2026