VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shfaq e emocionuar dhe e përlotur në takimin e fundit me stafin e saj këtë të hënë, 6 mars.

Ajo i dorëzoi detyrën ministrit të ri, Enea Karakaçi, i cili siç theksoi ajo, e nisi karrierën e tij në këtë dikaster duke shërbyer si provë e aseteve që mban administrata publike.

Balluku e përmbylli rrugëtimin e saj me një porosi për stafin pasi shprehu të gjithë mirënjohjen për ta.

“Ashtu siç ju thashë rrugëtimit tonë të përbashkët këtu i vjen fundi, por jo vullnetit tonë të përbashkët për të punuar për vendin. Mbani mend diçka. Populli është padyshim më i mençuri nga të gjithë dhe thotë që gjuha kocka nuk ka, por thyen kocka. Populli thotë që fjalët lënë plagë dhe shenja, por populli thotë që fjalët i merr era në fund fare. Ato çka era nuk merr janë veprat, janë punët, janë ajo çka ju lini pas si trashëgimi nga pozicioni që ju mbani. Fjalët do i marrë gjithmonë era, ndërkohë që vepra dhe punët do ngelen aty. Ju jam mirënjohëse për të gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë bashkë, ju falënderoj”, tha Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT